Porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, që kishte përfituar identitet fals nga grupi i falsifikatorëve në Greqi, rezulton të ketë “spiunuar” kreun e grupit. Në 29 prill 2020 teksa ishte thirrur nga Prokuroria e Pireut, për një çështje kontrabandë cigaresh, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, si një “klient i pakënaqur”, kishte treguar identitetin e një prej krerëve të grupit.

Bëhet fjalë për një 62-vjeçar homogjen grek nga Kazakistani. Ai tha se M. i kishte pranuar të dhënat e identitetit që i kishin dhënë Muhos, e ato, i kishin përdorur edhe dy persona të tjerë. Në drejtim të grupit kriminal të falsifikatorëve rezultojnë dy kushërinj homogjenë grekë nga Kazakistani. Madje, 37 vjeçari, Marius Dhiamanti nga Delvina, i vrarë në Athinë në 16 nëntor, posedues i identitetit Stergios Maznevidis, rezulton se mbante kontakte me një nga drejtuesit e grupit deri 2 muaj para se të ekzekutohej nga vrasës me pagesë.

Ndërkohë të tjera detaje janë zbuluar për shqiptarin Ilia Z., në banesën e të cilit policia greke sekuestroi 294 mijë euro. Në 25.07.2014 Ilia përfitoi nga Komisariati i Vironas, identitetin M. Dh. Në 2018 u arrestua në Holandë, ku kishte një urdhër arresti për trafik droge. Gjatë arrestimit të tij, iu gjet pikërisht pasaporta me identitetin M. Dh. Në 25.02.2021, nga Komisariati i Glifadhas, Ilia Z., përfitoi identitetin S. S. Gjatë arrestimit të tij në 30.11.2021 iu gjet pikërisht identiteti S. S.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb