Tre javë pas rënies së helikopterit të Forcave Ajrore të Ushtrisë shqiptare, një prej provave kyçe që mund të zbardhë ngjarjen ndodhet tashmë në duart e ekspertëve gjermanë.

Bëhet fjalë për kartën e helikopterit, e cila ka mbërritur në Gjermani ku do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe hetimit nga ekspertët. Këqyrja e kartës do të bëhet nga kompania  ‘BFU’.

Helikopteri i FA u rrëzua më 6 prill në liqenin e Shkodrës dhe dy pilotë të Forcave Ajrore humbën jetën. Një tjetër i ri ushtarak mbeti i plagosur.

Karta përmban materiale filmike nga lëvizjet e helikopterit, të cilat do të zbardhin edhe itinerarin e helikopterit si dhe çfarë ka ndodhur në momentet e fundit para rënies së tij në Liqenin e Shkodrës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: