Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një reagim në Facebook  ka komentuar zhvillimet e fundit në Komisionin Hetimor.

Ajo i krahason këto hetime me 17 Majin , ku sipas saj Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën. Gjithashtu Kryemadhi i bën thirrje SPAK yë veprojë mbi faktet pa humbur kohë.

Statusi:

Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën.

Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.

Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re!

Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb