Pas mbledhjes së qeverisë, Ulsi Manja u pyet nëse Partia Socialiste duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se një deputet i tyre, Alqi Bllakos, iu është lëshuar urdhër arresti nga SPAK.

Manja nuk pranoi të komentojë gjatë ,ndërsa theksoi se është një çështje që i takon drejtësisë.

“Në fakt pyetja juaj ka të bëjë me çështjen e drejtësisë dhe qëndrimi i PS ka qenë i qartë. Çështjet e drejtësisë ne i inkurajojmë për të bërë hetime dhe ne kemi ndërmarrë një nga reformat kryesore dhe ne kemi qenë të bindur dhe sot më shumë se kurrë pasi 99.9% të shqiptarëve donin drejtësi të pavarur. Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë, kushdo shkel ligjin duhet të mbajë përgjegjësi personale. Është PS ajo që është votuar nga mbi 800 mijë shqiptarë për të qeverisur vendin”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: