Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke marrë shkas nga hetimet e prokurorisë së Bergamos ndaj ish-kryeministrit Conte dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Speranza për pandeminë, thekson se SPAK në vendin tonë i bën fresk Ramës.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se “Edi Rama me gjithë palaçot e tij ne qeveri menaxhuan ne menyre kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandemine e Covid”.

REAGIMI I VASILIT
Italia heton Ish Kryeministrin Conte, ndersa SPAK-u ne Shqiperi i ben fresk Rames!
Ish Kryeministri italian Conte dhe ish Ministri i Shendetesise Speranza jane sot nen hetim per Pandemine!
Akuzohen per keqmenaxhimin e Pandemise dhe vdekjet e ndodhura.
Po te punonte nje dite te vetme SPAK-u ne Shqiperi bazuar ne ligj dhe tek interesat e popullit Edi Rama do te ishte me kohe ne burg per Pandemine.
Edi Rama me gjithe palacot e tij ne qeveri menaxhuan ne menyre kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandemine e Covid, qe mori jeten e mijra njerezve te lene pa ndihme shendetesore, pa ilace, pa mbeshtetje financiare, pa asnje perkrahje dhe fshehen mijra humbje jete.
Mijra mjeke dhe infermiere u lane vetem, te tradhetuar, te pambrojtur, te shfrytezuar e te keqperdorur nga Edi Rama dhe sharlatanet perqark tij.
SPAK-u po rendohet çdo dite e me keq me rreshtimin e tij ne krah te se keqes dhe kryeministrit si misherim i kesaj te keqeje.
Cfare mjerimi dhe zhgenjimi eshte kjo reforme ne drejtesi dhe sa te mjere ata qe me duar te pista duatrokasin akoma per te.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb