Ish-kryeministri, Sali Berisha në një komunikim për mediat, tha se në dosjen e hetimit për lobimin rus, ka rezultuar se PD nuk ka aspak lidhje paratë ruse.

“PD në arkën dhe financën e saj nuk ka asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga një kompani e zbulimit rus. Ky është konkluzioni i raportit tonë.”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët lidhur me raportin, Berisha tha se nuk ka asnjë element të ri, duke shtuar e gjithçka ishte një veprim i kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij mbylli dosjen dhe mori peng Bashën.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Pyetje: Do ja dorëzoni drejtësisë raportin dhe a do të kërkoni të hapet edhe njëherë çështja për Bashën?

Berisha: Ajo nuk duhet të ndodhë sepse raporti ynë nuk ka asnjë element të ri, krahasuar me dosjen e prokurorisë që hetoi dhe mbylli Edi Rama. PD në arkën dhe financën e saj nuk ka asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga një kompani e zbulimit rus. Ky është konkluzioni i raportit tonë. Gjithçka është veprim personal i Edi Ramës. Prokuroria e cila vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën. Ka një zhvillim që ka të bëjë me aktakuzën e organeve amerikane të drejtësisë në të cilën Edi Rama ka kontraktuar MCGonigal. Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij priva, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI lidhur me financimin rus të Partisë Demokratike. Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës që në daljen e tij në media konfirmoi se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD. Këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal e paguan atë. A përbën kjo një detyrim hetimor për Prokurorinë , të padiskutueshëm ,. Edi Rama del se fsheh krimin dhe automatikisht vendoset në hetim, dëshmitarët duhet të dëshmojnë të vërtetën. Basha duhet të ballafaqohet me të gjitha provat e reja që sjellin Duçka me dëshmitarë të tjerë, qoftë me larjen e parave qoftë me financimin rus. A hap S’KAPI i përtisë çështje për këtë, ju e kuptoni vetë që është i kapur nga Rama.

Pyetje: Ju deklaroni që PD nuk është e lidhur me financime ruse. Ju po thoni se gjatë drejtimit të Bashës PD nuk ka asnjë lidhje me financime ruse?

Berisha: Është njësoj sikur të më pyesësh mua nëse ka të bëjë PS me sarajet e Edi Ramës në Surrel. Çfarë ka të bëjë PD kur kryetari, përdor para me origjinë të dyshimtë, të paqartë për të ndërtuar vilën e tij.  Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka. Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën.

Mbyllja e dosjes nga Rama?

Berisha: Në Shqipëri Lulzim Basha është hetuar për larje parash. Bashën e ka denoncuar Nik Muzin, është ai që ka deklaruar në organet përkatëse se paratë i ka nga PD. Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendin dhe hetimi ka gjetur se këto para 500 000 nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD. Prokuroria e ka akuzuar Bashën, me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj, kualifikohet larje parash. Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi ka qenë njeriu që është marrë me mbylljen e dosjes dhe dosja u mbajt deri në ditën e 30 në sirtar nga njëri prokuror. Dhe ai ditën e 30 dha dorëheqjen, ditën e 31 kishte skaduar afati për dorëzimin në gjykatë të lartë.  Emrin e McGonigal e kam mësuar kur ka dalë skandali.

Mandia: Organet e hetimit duhet të zbardhin këtë ngjarje. Komisioni i Auditit ka dalë me disa rekomandime. Ne kemi rekomanduar edhe një Audit të brendshëm sa i takon burimit të fondeve në PD. PD nuk është lobuar asnjë herë nga para ruse dhe nuk ka hyrje dalje të parave ruse. Sa i takon faktit të çështjeve penale të hapura më parë, apo të pushuara në rrethana që nuk dihen, apo edhe ngjarjeve sa i takon deklarimeve të bëra dhe hetimeve me çështjen McGonigal, i takon organeve të akuzës që të kërkojnë burimin e provës dhe së bashku me dëshminë e personave që nuk janë thirrur si dëshmitarë, të hetohet. Kuptohet që përgjegjësia është individuale. Në hetim i takon organit të akuzës që të rihapë çështje, duke thirrur si dëshmitarë të gjitha personat e implikuar, sa i takon akuzave për lobim me para ruse në Republikën e Shqipërisë. I është dhënë mundësia të gjithë personave që të japin informacion.

Rama e shpëtoi Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng që e përdor për çdo gjë kundër opozitës

Berisha: Zoti Rama, ndonëse ka çuar dëshmitarë nga Tirana apo Europa, nuk mund të them, me këshilltarin e tij Duçka për të dëshmuar përpara hetuesve të FBI, në Shqipëri Lulzim Basha është hetuar për larje parash. Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD. Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së. Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash. Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi është marrë në mënyrë intensive me mbylljen e dosjes. Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen. Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama. Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: