Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, është marrë sot në pyetje në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se ka Bino për gati 1 orë dëshmoi para prokurorëve të SPAK në lidhje me një tender të ISHP-së, në cilësinë e personit që ka dijeni pasi ka qenë dhe drejtoreshë e këtij institucioni gjatë periudhës së pandemisë.

SPAK po vijon hetimet për disa tendera.

Ajo nuk pranoi të fliste për mediat, madje u ndje e bezdisur nga tentativat e gazetarëve për ta pyetur, duke thënë; “a jeni në vete?!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: