Një nga avokatët e Presidentit Trump tha të dielën se e ka këshilluar të mos falë asnjë individ të lidhur me hetimet mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale 2016, pasi do të krijonte përshtypjen se ka pasur shkelje.

Rudy Giuliani, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut dhe një ndër avokatët e Presidentit Trump, tha në një intervistë për rrjetin CNN se nuk do të falet ndonjë individ që ka qenë nën hetimet e Prokurorit Mueller. Por ai shtoi se gjatë muajve të ardhshëm, nuk përjashtohet mundësia e faljeve presidenciale, nëse zoti Trump arrin në përfundimin se një person është trajtuar në mënyrë të padrejtë.

Gjatë javëve të fundit Presidenti Trump ka falur disa figura të njohura konservatore, por Rudy Giuliani tha se askush që po hetohet nga Mueller nuk duhet të varë shpresat tek falja presidenciale.

Por zoti Giuliani shtoi se është në dorë të presidentit, pasi ai gëzon autoritetin për të falur.

Ish-drejtuesi i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort u arrestua javën e kaluar, duke zgjuar pyetje nëse Presidenti Trump do ta falë ish-bashkëpunëtorin e tij. Manafort u akuzua se është përpjekur të pengojë drejtësinë duke u bërë presion dëshmitarëve. Presienti e kritikoi arrestimin e Manafortit duke e quajtur një veprim të padrejtë, shkruan voa.

Trump twitter

Nuk ka shenja se hetimet e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller po i afrohen fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb