Autoritetet shqiptare kanë nisur sot në drejtim të Italisë një mostër eshtre e gjetur në autmojetin e biznesmenit italian Davide Pecorelli, të zhdukur pak javë më parë në Pukë, me qëllim që të kryhen analizat e AND-së.

AND-ja e përftuar nga kjo mostër do të krahasohet me atë të vëllait të biznesmenit të zhdukur për t’i dhënë zgjidhje kështu misterit disajavor të zhdukjes së tij. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për “BalkanWeb” se kampioni i AND-së shoqërohet edhe nga një letërporosi.

Ishin autoritetet italiane ato që pak ditë më parë ngritën shqetësimin për mosrespektimin e afateve në lidhje me dërgimin e mostrave të ADN nga Shqipëria në Itali.

Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri. Ai shkoi në Vlorë dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën, ku qëndroi për dy net. Më 6 janar Davide humbi kontaktet me të afërmit, dhe nuk dihet nëse eshtrat në makinën e gjetur të djegur i përkasin atij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: