Zbulohet identiteti i efektivit të RENEA-s i arrestuar sot pas një operacioni antidroge në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se efektivi i arrestuar është Xhulio Liçi, i cili kishte rolin e transportuesit.

Policia ka zhvilluar hetime prej disa javësh deri në operacionin e sotëm që çoi në sekuestrimin e 1 kg kokainë dhe arrestimin nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: