ELBASAN

Nën tog fjalëshin ‘është cështje hetimore’, prokurori i rrethit të Elbasanit Alfred Shehu u treguar i rezervuar në dhënien e detajeve për ngjarjen e shënuar një ditë më parë me një të vrarë dhe 4 të plagosur.

“Çështja është në hetim. Dinamika është shumë e ndërlikuar. janë zbatuar urdhrat e ndalimit të prokurorëve. Ngjarja ka ndodhur dje, janë sekuestruar shumë prova materiale që do dërgohen për ekzaminime përkatëse pranë institutit të policisë shkencore, mes të cilave ka edhe telefona ku mund të ketë shumë të dhëna në lidhje me dinamikën e ngjarjes. Të gjithë të ndaluarit janë të dyshuar, është hetimi që do sqarojë dinamikën e ngjarjes.”- tha Shehu, ndërsa theksoi se janë nxjerrë nxjerr dy urdhra ndalimi për veprat penale të vrasjeve.

“Aktualisht janë nxjerr dy urdhra ndalimi për veprat penale të vrasjeve, nga palë të ndryshme. Hetimi për momentin është sekret.

Dëshmitarët e mundshëm, mes tyre edhe punonjësist e policisë që kanë qenë në vendngjarje, dhe veprimet hetimore janë kryer nga policia gjyqësore. Hetimi do sqarojë të gjithë dinamikën.” theksoi Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb