Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nëse publikimi nga Autoriteti i Dosjeve i e-mailit anonim për agjentin I.M. dhe nisja e hetimeve të SPAK pas kërkesë-padisë së ish-deputeti Halit Valteri janë të qëllimshme, për ta larguar nga skena politike, është shprehur se për të janë thjeshtë “gudulisje”.

Por sipas Metës nisja e hetimeve dhe prezantimi i projektligjit të ri për dosjet e ish-sigurimit të shtetit janë padyshim të orkestruara nga kryeministri Edi Rama dhe jnaë “dramatike për opinionin publik”, pasi tregojnë se ç’është e aftë qeveria të bëjë me ta kur kontrollon gjyqësorin dhe institucione të tjera.

“Unë i konsideroj në planin personal gudulisje dhe më argëtojnë. Në raport me opinionin publik dhe interesin publik janë dramatike se tregojnë një kapje kaq të thellë dhe poshtëruese të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura nga klika e Ramoviçit dhe tregojnë ç’mund të bëjnë këta me qytetarët shqiptarë, që nuk kanë mundësi si Ilir Meta që mund të bëjë një komunikim kudo me të gjithë popullin e Shqipërisë siç e kemi bërë më dy mars”, tha Meta në një intervistë për SyriTV.

Më tej, ish-Presidenti shtoi se më 1 shtator do të kallëzoj penalisht Autoritetin e Dosjeve pasi ka arritur të sigurojë provat që e-maili dhe nxitimi për t’ia deleguar çështjen edhe Kuvendit ka qenë e stisur dhe se “agjenti I.M.” nuk ka të bëjë me emrin e tij.

“Dëgjova që thotë se Berisha dhe Meta duhet të shprehen për hapjen e Dosjeve. Sepse ne dhe unë personalisht kemi qenë për hapjen e dosjeve dhe më 1 shtator do të bëhet publik kallëzimi penal për Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve. Sepse kanë manipuluar tentativën e arratisjes së një shtetasi 19-vjeçar që tentoi të largohej atëherë dhe sot ndodhet në SHBA, duke përfshirë aty edhe Ilir Metën. Personi në fjalë e ka parë se çfarë manipulimi i turpshëm është bërë në dosjen e tij. Unë e di shumë mirë të gjithë enturazhin kriminal të përfshirë në këto shkelje të të drejtave të njeriut, që bëhen me urdhër të Edi Ramës. Është Edi Rama se pa të s’mund të merrej ky guxim që në bazë të një e-maili anonim vihet në lëvizje për 24 orë Autoriteti i Dosjeve dhe kanë gati edhe projektligjin për këtë dhe pastaj tromakset ajo zonja atij me demek, kryetarja e Kuvendit. Qëndrimi i imi është që për çdo fakte që nga çerdhja, se ndaj jua tregova dhe Pazarin e ri. Kjo është për të hequr vëmendjen nga afera 450 milionë euro e inceneratorëve, ku janë përfshirë drejtpërdrejtë Edi Rama dhe Engjëll Agaçi”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb