Seanca gjyqësore e Donald Trump është caktuar në orën 14:15 të martën më 4 prill, sipas një zëdhënësi të gjykatës.

Akuzat specifike kundër Trump nuk dihen ende, por mendohet se kanë të bëjnë me paratë që ish-presidenti ka paguar fshehurazi yllin e filmave porno Stormy Daniels, përpara se ai të zgjidhej president në vitin 2016. Këto janë para që i paguhen dikujt në këmbim të mbajtjes sekrete të informacionit.

Prokurorët po vlerësojnë gjithashtu nëse Trump ka shkelur apo jo ligjet e financimit të fushatës, pasi pagesat janë bërë pak para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, që do të ishte një krim i klasit E.

Në fillim të këtij viti, Prokurori i Qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg, nisi hetimet kundër ish presidentit për paratë që ai i kishte paguar zonjës Daniels, duke caktuar një juri për mbledhjen e provave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: