Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat u pyet lidhur me hetimet ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës.

Meta nuk preferoi të komentonte, ndërsa riktheksoi se dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës dhe protesta më 6 dhjetor do të japë një mesazh të qartë.

Pyetje: Keni një koment lidhur me një vendim të Gjykatës Elbasanit ku dyshohet se është i implikuar Taulant Balla?

Meta: Jemi për të dhënë mesazhet më të rëndësishme. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: