Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News24, foli për audio-përgjimet e protestës së 21 janarit në vitin 2011.

Lubonja u shpreh se nuk ka besim te asnjë nga palët, dhe se nga audio-përgjimi nuk sheh prova të reja.

Ndërsa, ish-prokurori, Eugen Beçi analizuar nga ana gjyqësore u shpreh se, sot kemi të bëjmë me një kallëzim i cili në pikëpamje formal është i kryer, teksa ka shtuar se tashmë kemi të bëjmë me indice njerëzore.

Pjesë nga debati në studio:

Lubonja: Të dyja palët, njëra mbron tjetra akuzon. Unë nuk i besoj të dy palët. Berisha ka qenë aty dhe di shumë, të gjitha besoj. Nga ajo që ka dhënë urdhër vetë, e tek ajo që ka dështuar situata. Këto përgjime apo audio-regjistrim, ha debat. Nuk përdor emrin e ministrit pro me kode. Nëse është profesionalizëm. Më bën përshtypje ‘po u kaloi gardho do qëllohet’. Jemi ok deri tani, Kush është gardhi? Mund të jetë dera. Po të shkojë në gjyq mund të thonë se gardhi nuk është dera, por trotuari. Qëlloi se u kalua gardhin apo jo. I erdhi ndonjë urdhër apo humbi toruan. Gjykoj që ministri nuk mund të konsiderojë sikur këto janë prova të reja. Unë nuk shoh prova të reja. Po të thoshte ‘shtini se kam urdhër nga lart’ atëherë po, kështu nuk shoh ndonjë provë të re. Këta mendojnë që ta hedhin e këtë gur se u duhet për qëllime politike.

Softa: Kanë ndërruar 2 prokurorë dhe ka pasur disa të dhëna. Pyesim a janë këto kamera ato që kanë regjistruar. Sa herë që ngacmohet politikisht, problemi nuk zgjidhet. Nuk duhet të kishte një amnisti si në 1997. U bë amnistia dhe u mbyllën gjërat.

Daci: Kallëzimi sot ka shkuar në SPAK.

Beçi: Kjo është kur ka një fakt të ri. Kemi të bëjmë me një kallëzim i cili në pikëpamje formal është i kryer. Është një çështje e gjykuar. Kallëzimi i bërë duhet të ketë kompetencën ë caktuar. Të cofsh një kallëzim nga e para për një fakt penal të trajtuar, nuk trajtohet. Nuk kemi të bëjmë me fakt penal, por me indice njerëzore. Fakti penal është në 21 janar 2011.

Daci: SPAK është i detyruar të nisë hetimet. Tirana e ka çështjen e e hapur.

Beçi: Hetimi sot nuk i takon SPAK, por Prokurorisë së Tiranës dhe nëse nuk ka mundësi, atëherë mund t’ia kalojë Prokurorisë së Posaçme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb