Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin Rama dhe Shqipërinë.

Hoxha deklaroi se po të vërehet kthim përgjigja e SPAK në lidhje me këtë çështje shkruhet se procedimi penal nuk është regjistruar, ndërsa shtoi se në fund mund të shkohet drejt letër-porosive, një mënyrë për të marrë ndihmë juridike nga një vend tjetër, në këtë rast nga SHBA.

Nga ana tjetër ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka thënë se procedimi pa emër është një regjistrim i faktit penal, që më pas sjell hetimin nëse ekziston një vepër e tillë për të shtyrë më pas hetimin mbi autorin e veprës.

Sipas tij për të realizuar të plotë këtë veprim do duhen provat, për të cilat hyn në lojë letër porosia nga jashtë, por nëse ka prova të mjaftueshme në Shqipëri nuk do ketë nevojë. Megjithatë, Beçi deklaroi se  gjithçka mbetet në dorën e SPAK dhe se sa vullnet do të ketë Prokuroria e Posaçme.

Hoxha:

Po të vëresh kthim përgjigjen e SPAK është e qartë se shkruhet për nevoja hetimore të kallëzimit. Procedimi penal nuk është regjistruar është shumë e qartë. SPAK ka dhe 6 ditë kohë, është një lëvizje procedural e domosdoshme. Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme, duket si rasti i Nick Muzin. Në fund u shkua sërish te letër-porositë. Kjo do jetë lëvizja tjetër e radhës, Prokurorët e posaçëm do jenë përpara vetëm një zgjidhjeje, do e regjistrojnë pa emër në kuadër të verifikimit. Dumani tha se do kishte një reagim zyrtar nga SPAK për këtë çështjeje.

Beçi:

Procedimi pa emër është regjistrimi i faktit penal dhe kjo fabul hetohet nëse ka akt penal. Nëse konstatohet vepra penale që dyshohet se është kryer nga shtetas shqiptarë prokuroria regjistron çështjen në lidhje me faktin penal dhe hetimet e mëtejshme gjejnë autorët e veprës penale për të vendosur emrin e autorit. Regjistrimi pa emër pranon faktin penal. Për të realizuar të plotë regjistrimin e emrit të autorit duhen provat, këtu mund të hyjë në lojë provat që janë në SHBA dhe këtu përdoret letër-porosia duke marrë ndihmë juridike nga një vend tjetër. Mund të merren provat edhe përmes përfaqësive të tjera diplomatike si për shembull ambasadat, gjithçka varet nga vullneti i SPAK-ut, pasi mund të vërtetohet edhe me provat e dëshmitarët në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: