Deputeti demokrat Agron Shehaj i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me debatin e çështjes “McGonigal” që pritet të ndodhë dhe refuzimin e hetimit të kryeministrit nga mazhoranca, teksa ka thënë se niveli tanimë ka rënë aq poshtë sa po merren me “budallallëqe”.

Sipas tij dalja e mazhorancës me pretendimin e falsifikimit të firmave nga demorkatët është një mënyrë për të shmangur thelbin dhe për të ndaluar opozitën për të hetuar çështjen McGonigal dhe lidhjen e kryeministrit me të.

Nga ana tjetër analisti Gjergj Bojaxhi deklaroi se duket qartë që mazhoranca e ka bllokuar debatin e mirëfilltë për këtë çështje dhe se ajo që ka dëgjuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së për firmat e demorkatëve është “e frikshme”.

Ai shtoi më tej se është fakt që sistemi është i tillë ku kryeministri është i përfshirë në një skandal dhe arrin të “bëjë gjërat si i do qejfi” dhe nuk ka procedura për të kontrolluar çfarë bën shteti.

Shehaj:

E vërteta është që niveli ka rënë aq poshtë sa po merremi me budallallëqe dhe ky thotë që unë nuk kam firmosur, ai thotë se unë nuk kam firmosur. Balla thotë edhe për mua dhe ai thotë kjo nuk është firma jote. Është mënyrë për të shmangur thelbin dhe gënjejnë. Ata nuk e ndalojnë dot opozitën për të hetuar mbi këtë çështje, këtë skandal, ku kryeministri dyshohet se ka paguar një zyrtar të lartë të FBI-së.

Balla është kryetar i grupit të një mazhorance që është kapur duke tentuar të eliminojë opozitën, ai nuk do dalë të thotë na hetoni se si tentuam që t’iu zhdukim. Këtë do bëjë Taulant Balla, jo pika po presja.
Ne do vazhdojmë të bëjmë opozitë. Na është dashur të bllokojmë foltoren, është një mekanizëm së bashku me protestat dhe gjithçka tjetër për të detyruar mazhorancën të respektojë të drejtat tona. Kryeministri do t’i mbyllë gojën opozitës dhe vazhdon ta bëjë. Është pretekst idiot. Bëjnë lojëra.

Bojaxhi:

Duket qartë që mazhoranca deri tani e ka bllokuar debatin e mirëfilltë për këtë çështje. Ajo që dëgjova nga Balla është e frikshme ku ai thotë që ne e dimë që dikush ka falsifikuar firmat dhe po i bëjmë një nder publikisht duke thënë që të tërheqin firmat për të mos bërë kallëzim penal. Nëse kjo është e vërtetë nuk është punë nderi. Kjo tregon se sa e kalbur është mazhoranca. Nuk bëhet tolerim për falsifikim firmash, ai gjasme po ju toleron duke thënë që jeni barazim gjoja.
E dyta është se nëse po shihet procedura si mblidhet komisioni hetimor, ajo mund të zgjasë edhe 2 vite. Nëse opozita parlamentare ka të drejtë të kërkojë këtë gjë, ajo duhet t’i jepet dhe nuk ka nevojë për skena. Fakti që i kanë detyruar ta bëjnë tregon se nuk janë ushtruar të drejtat.
Ne jetojmë në një vend ku nuk jam i habitur me këtë çështje që ka dalë. E shoh të tillë që fakti që kemi një sistem ku kryeministri është përfshirë në një rast të tillë. Thelbi është që kemi një klasë politike që bën gjërat si ia do kokrra e qejfit dhe nuk ka procedura për të kontrolluar çfarë bën ky shtet. Fakti që kryeministri i ka këto institucione në dorë, kjo është gjëja më shqetësuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb