Një zarf me tre plumba është është nisur në adresë të Papa Françeskut.

 

Autoritetet italiane bëjnë me dije se zarfi u gjet në Peschiera Borromeo, në zonën e Milanos.

Karabinierët e stacionit ‘Paullo’ ndërhynë pasi një 57-vjeçar raportoi praninë e një zarfi, me postë franceze, që përmbante 3 plumba, pa dërgues, dhe të shkruar me stilolaps dhe një shkrim jo shumë të lexueshëm: ‘Papa – Qyteti i Vatikanit, Sheshi i Shën Pietrit, Romë’.

Paketa e dyshimtë u kap para se të arrinte tek Papa dhe sipas policisë, është dërguar nga Franca. Policia italiane raporton se tre plumbat supozohet të jenë për një pistoletë dhe zarfi gjithashtu përmbante një mesazh në lidhje me operacionet bankare dhe korrupsionin e mundshëm. Përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë, ende nuk kanë komentuar për ngjarjen, por ndërkohë hetimet po vazhdojnë.

 

Më 27 korrik, Papa dha miratimin për nisjen e një gjyqi në të cilin 10 persona, përfshirë një kardinal të lartë, janë paditur për akuzat për keqpërdorim të fondeve të Vatikanit. Skandali me miliona euro ka të bëjë me blerjen e një ndërtese luksoze në Londër.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: