Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sot përmendi hetimin e tij nga SPAK për një diplomë të dyshuar si false.
I ftuar në News24, Këlliçi e quajti këtë një përpjekje për të mbrojtur dikë tjetër dhe jo një mbrojtje reale ndaj tij.
“Unë prej më shumë se dy muajsh jam nën hetim nga SPAK, jo për akuza, por për artikuj portalesh të përkthyera si akuzë nga Idajet Beqiri, një person i dënuar në katër shtete për krijimin e organizatave terroriste, falsifikim, mashtrim dhe gjenocid,” tha ai.
Këlliçi shtoi se Rama e di mirë që ai nuk ka probleme dhe se është duke u hetuar në detaje. “Të hetohen dëftesat e mia nga klasa e parë deri në diplomim,” përfundoi ai.