Disa hetues belgë kanë  zhvilluar një vizitë pune në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se hetuesit e huaj janë pritur nga Kreshnik Ajazi, drejtues i këtij institucioni.

Hetuesit  belgë mbërritën në Elbasan për tu njohur me disa dosje penale të disa anëtarëve të bandave të ndryshme kriminale si dhe me dosjen dhe arrestimin e Nuredin Dumanit i cili dyshohet të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale në Belgjikë si edhe në kryerjen e disa vrasjeve me porosi të grupeve kriminale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në disa vende të Europës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb