Hezbollahu ka kryer një sulm kundër objektivave izraelite në kufirin jugor të Libanit, tha një burim nga organizata, i cili foli në kushte anonimiteti.

Më herët, Izraeli njoftoi se një incident i sigurisë kishte ndodhur në kufi, pa detaje të mëtejshme.

“Pak koh më parë, kishte raportime për një incident të sigurisë në zonën Jabal Ros”, tha Avichay Adraee, një zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Ai shtoi se “ende detajet nuk janë shqyrtuar”.

Në një fjalim para ligjvënësve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se, “Po ndjekim vazhdimisht atë që po ndodh në kufijtë tanë verior. Politika jonë është e qartë… ne nuk do të lejojmë Iranin të marrë një pozicion ushtarak në kufijtë tanë me Sirinë”.

“Libia dhe Siria mbajnë përgjegjësinë për çdo agresion të nisur nga tokat e tyre kundër nesh. Ushtria është e gatshme për të gjithë skenarët. Ne po punojmë në të gjitha fushat për sigurinë e Izraelit, afër dhe larg kufijve tanë”, shtoi Netanyahu.

Ky sulm vjen pasi ushtria izraelite vazhdon të jetë në gatishmëri përgjatë kufirit verior të vendit, në pritje të sulmeve hakmarrëse nga organizata libaneze Hezbollah.

Organizata Hezbollah është zotuar t’i përgjigjet vrasjes së një prej anëtarëve të saj në një sulm ajror që besohet të jetë lëshuar nga Izraeli, në një vend afër kryeqytetit sirian, Damask.

Në ditët e kaluara, ushtria izraelite njoftoi se do të vendosë përforcime ushtarake në kufirin me Libanin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb