LIBAN – Dy ushtarët izraelitë dhe një paqeruajtës spanjoll i OKB-së janë vrarë sot pas shkëmbimit të zjarrit që militantët e Hezbollahut kanë shkëmbyer me trupat izraelite në kufirin libanez.

Një zëdhënës i Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban, urdhëroi “përmbajtje maksimale për të parandaluar përshkallimin e dhunës.”

Paqeruajtësi u vra në afërsi të Shebaa Farms, ndërsa dy ushtarët izraelitë u vranë pak para tij nga një raketë anti-tank.

Ushtria izraelite iu përgjigj zjarrit duke qëlluar me predha në jug të Libanit. Hezbollau tha se se e kreu sulmin me raketa në shenjë hakmarrjeje pas një sulmi ajror të Izraelit, që vrau 6 nga ushtarët e tij dhe një gjeneral iranian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: