Nga Spanja vijnë të dhëna të reja mbi të ardhmen e Lautaro Martinez. Sipas “Sport”, “demi” është takuar këtë javë me Antonio Conte ku i ka komunikuar dëshirën e tij për tu larguar në fund të këtij sezoni. Kjo shihet si një lëvizje nga ana e sulmuesit argjentinas për të përshpejtuar tratativat që e dërgojnë larg Milanos.

Sport
Sport

Nuk është e thënë që Martinez të përfundoj në Barcelonë, pavarësisht dëshirës së tij të madhe, kjo pasi klubi blaugrana po heziton të paguaj klauzolën e tij të largimit. Sipas “Marca”, kjo stepje e Barçës bën që në garë për Martinez të futen tre klube të mëdha, Real Madrid, Liverpool dhe Man.United.

Marca
Marca

Barcelona kërkon të përfshij në negociata lojtarë për të ulur çmim kesh, në këto kushte të vështira ekonomike që ka sjell Covid-19 është e vështirë që katalunjasit të paguajnë 111 milion euro, aq sa është klauzola e tij e largimit. Drejtuesit e Barçës kërkojnë të marrin më shumë kohë për të vendosur mbi të ardhmen e Martinez por ky hezitim ka bërë që Real Madrid, Liverpool dhe Man.United të përfitojnë për të negociuar me Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb