Thuajse i gjithë territori i Shqipërisë është “nën pushtetin” e flakëve, ku dëmet janë të shumta. Mijëra ha tokë janë shkrumbuar nga flakët, dhjetëra shtëpi janë djegur, e për fat të keq, është regjistruar një viktimë në Gjirokastër, i quajtur Andra Haxhia.

LSA sjell foto nga operacioni i tyre, kur shihen, ndërhyrjet nga toka e ajri. Helikopterët patrullojnë në ajër dhe lëshojnë ujë në zonat që po digjen.

Efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikëset dhe vullnetarë, shfaqen me çdo mjet të nevojshëm për të shuar ato që digjen. Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është pjesë e kolazhit të fotografive.

Ai shfaqet duke dhënë direktiva. Qielli shihet i tëri gri, i mbuluar nga shtëllunga të mëdha tymi. Siç u raportua më herët nga autoritetet, zjarret në fshatin Gjorm të Vlorës janë vendosur në kontroll dhe rreziku i banesave dhe njerëzve është eliminuar, por rreziku mbetet te Parku Kombëtar i Llogarasë.

Ministri Peleshi, theksoi se erërat e forta po favorizojnë zjarret dhe hapësira e parkut, është më në rrezik se sa në ditët e kaluara. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: