Starti pozitiv i sezonit të ri të Bundesligës nuk ka qenë i mjaftueshëm për skuadrën e kampionëve gjermanë. Që prej fundjavës së shkuar, fenomeni Myler është bërë një çështje shqetësuese pas deklaratave të forta ndaj teknikut italian Ançeloti pas ndeshjes me Verder Bremenin. Për këtë arsye, legjenda bavareze, Otmar Hicfeld, ka folur në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën tek ish-klubi i tij.

Cila është përshtypja e parë që ju ka lënë Bajerni në startin e sezonit?

Skuadra e ka nisur mjaft mirë dhe fillimi i mbarë, është gjysma e punës. Nëse ne vazhdojmë me këto ritme, do të fitojmë edhe më shumë siguri në ndeshjet që vijojnë.

A e shihni skuadrën në formën më të mirë të saj?

Patjetër që jo, është ende shumë herët për ta thënë. Sa i përket mbrojtjes dhe mënyrës së lojës, ata ende kanë shumë hapësira që duhet t’i mbyllin, edhe pse mendoj se kjo gjë do të rregullohet me kalimin e kohës, pasi jemi akoma në fillimin e sezonit.

A duhet të jetë i kënaqur Ançeloti me skuadrën në këto çaste?

Pa dyshim që po. Të gjitha blerjet e reja janë përforcime, të cilat do ta ndihmojnë shumë skuadrën bavareze. Sa i përket Ançelotit, kjo është një pjesë e filozofisë së tij, lojtarët e rinj si përforcime për skuadrën. Ai ka rezerva të kalibrit të lartë dhe gjithnjë do t’i shërbejnë më së miri skuadrës.

A mendoni se Myler nuk është i kënaqur me këtë pjesë?

Kur një lojtar jep një interPërgatiti: vistë, çdo fjalë duhet të jetë e kontrolluar. Sipas mendimit tim, Myler ka dhënë një intervistë mjaft normale dhe larg çdo polemike. Janë fjalë, të cilat priten nga një lojtar si ai kur trajneri nuk e aktivizon.

Si e shihni rolin e tij te skuadra e Bajernit?

Ai pa dyshim që nuk ka për të qenë i kënaqur me situatën e tij në Mynih. Tomas është një nga lojtarët më të mirë, një kampion bote dhe ka synime tepër të larta. Bajerni ka nevojë për të.

Ai është një ikonë identifikuese e kësaj skuadre, si dhe ka mjaft popullaritet edhe për fansat. Përpos kësaj, ai ka shënuar gola tejet të rëndësishëm dhe skuadra ka nevojë për të. Për këtë arsye, mendoj se edhe ai do ta arrijë atë që meriton shumë shpejt.

A mendoni se duhet ta shprehë hapur pakënaqësinë e tij?

Nëse Tomas Myler nuk luan që prej fillimit dhe është i zëvendësueshëm, ai nuk mund ta pranojë se është i lumtur. Myler ka qenë gjithnjë i sinqertë dhe thotë atë çka mendon dhe si e mendon. Për këtë duhet të jemi të gjithë të lumtur./p.sport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: