Nga një operacion policie për kapjen e kriminelëve tek lirimi i një pengu. Snajper të vendosur në pikën më të lartë, lëvizje të shpejta me makina e blinda, qen të stërvitur dhe aksion. Këto janë pamjet nga stërvitja e forcave tona speciale të Policisë, Forcave RENEA gjatë një simulimi të bërë sot me rastin e 30-vjetorit të themelimit të tyre.

Në një moment shihet se si një person i armatosur vrapon për t’i ikur policisë, por ndiqet nga qeni dhe forcat RENEA që i bëjnë thirrje të hedhë armën.
Më pas një tjetër ndalohet me makinë dhe shtrihet në tokë.

Nuk ka munguar një simulim pengmarrjeje, ku autori i vë kushte policisë. Teksa nga një anë negociohet për lirimin e pengut, nga ana tjetër forca të tjerë rrethojnë autorët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb