Një 28-vjeçar është plagosur rëndë pasi është hedhur me kokë nga trampolina në det.

Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ndërsa mësohet se i dëmtuari është Endri Mera 28-vjeç nga Tepelena.

I riu është paraqitur me frakturë të rruazave të qafës në urgjencën “Stefan Mekshi” të Spitalit të Sarandës.

Ai marrë ndihmën e parë dhe pritet ardhja e helikopterit për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb