Një digë masive hidroelektrike e epokës sovjetike në pjesën e Khersonit (Ukraina jugore) e kontrolluar nga forcat e armatosura ruse “shpërtheu” sot, duke lëshuar një sasi të madhe uji. Ndërkohë, palët ndërluftuese fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin. Videot që qarkullojnë në faqet e rrjeteve sociale tregojnë shpërthime shumë të fuqishme në digën në Nova Kahovka, në lumin Dnieper. Video të tjera tregojnë sasi të mëdha uji që derdhen nga rrënojat e digës shkaktojnë tronditje të madhe të kalimtarët e rastit.

Palët kundërshtare fajësuan njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës. “Diga në Kakhovka u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse” -tha komanda e sektorit jugor të ushtrisë ukrainase në Facebook. I njëjti burim shtoi se “është duke u sqaruar përmasat e fatkeqësisë, shpejtësia dhe vëllimi i ujit dhe zonat që ka gjasa të përmbyten”.

Sipas zyrtarëve pranë Moskës që folën për agjencitë ruse të lajmeve, diga u granatua nga ukrainasit. Një zyrtar i vendosur nga Moska në rajon foli për një “akt terrorist shumë të rëndë”, terminologji që i referohet një sulmi ukrainas.

Evakuimi i komuniteteve në zonë tashmë ka filluar, tha guvernatori rajonal Hersonas Aleksandër Prokudin. Brenda pesë orësh uji do të ketë arritur një nivel kritik”, paralajmëroi zoti Prokudin përmes Telegramit. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, rreth 80 komunitete do të duhet të evakuohen në rajon. Diga, tridhjetë metra e lartë dhe 3,2 kilometra e gjatë, është ndërtuar në vitin 1956 në Dnieper, si pjesë e ndërtimit të një hidrocentrali në Nova Kahovka. Në rezervuarin e tij ka 18 kilometra kub ujë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb