Hidhet në erë me tritol depoja e Ujësjellësit në fshatin Kopacez në Delvinë. “BalkanWeb” mëson se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21.00.

Një sasi tritoli është vendosur tek tubi qendror që bënte të mundur dërgimin e ujit në depo. Sot Ujësjellësi i Delvinës pas punimeve pritet të lidhë ujin për furnizimin e lagjes “Badher” në ketë fshat që ka vuajtur për ujë. Dëmi, siç raportohet është i konsiderueshëm.

Policia prej ditës së djeshme ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb