TIRANË- Dashuria duket se është bërë shkak për një tjetër vetëvrasje në Tiranë. Këtë herë, dashuria e një vajze për një femër. Një 20-­vjeçare, sdudente e Fakultetit të Inxhinierisë, me iniciale I.XH. i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga tarraca e pallatit pranë zonës së “21 dhjetorit” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe trupi i pajetë i vajzës është gjetur sot në mëngjes në rrugën “Artan Lenja”. Mësohet se mbrëmë ajo ka tentuar t’i japë fund jetës duke gëlltitur një sasi të konsiderueshme fotoksine (bar miu). Më pas, ajo ka vendosur të hidhet nga tarraca e pallatit. Sipas të dhënave të para shkak është bërë dashuria për një vajzë, e cila nuk i përgjigjej ndjenjës së 20­-vjecares.

Ndonëse nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes, burime konfidenciale bëjnë me dije për “Panorama Online” se viktima para se t’i jepte fund jetës kishte lënë një letër sqaruese. Në letër thuhet se viktima vendosi t’i jepte fund jetës për dashurinë e pakthyer. “Panorama” mëson se vajza ishte nga Fieri dhe se jetonte me qira në kryeqytet. Ndërsa familja e saj jetonte në Fier.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: