Tre persona të bardhë u dënuan për vrasje të mërkurën për ndjekjen dhe goditjen me armë të afrikano-amerikanit Ahmaud Arbery ndërsa ai vraponte në lagjen e tyre.

Juria që mori vendimin në procesin gjyqësor në shtetin e Xhorxhas hodhi poshtë pretendimin e të akuzuarve për vetëmbrojtje.

Juria ishte e përbërë nga një afrikano-amerikan dhe 11 burra dhe gra të bardhë, pas një gjyqi rreth dy-javor në qytetin bregdetar Brunswick në një proces përfundimi i të cilit varej nga fakti nëse të pandehurit kishin të drejtë të vepronin ndaj 25-vjeçari të paarmatosur vitin e kaluar, pasi mendonin se po vraponte për t’u larguar nga një skenë krimi.

Gregory McMichael, 65 vjeç, djali i tij Travis McMichael, 35 vjeç dhe fqinji i tyre William “Roddie” Bryan, 52 vjeç, u akuzuan për vrasje, sulm të rëndë dhe qëllim kriminal për të kryer një krim. Ata përballen me një dënim minimal me burgim të përjetshëm.

Juristët e morën vendimin në ditën e dytë të diskutimeve

Gjatë procesit të gjykimit, juria dëgjoi komentet kontradiktore lidhur me ngjarjen nga avokatët mbrojtës dhe prokurori i shtetit.

Prokurorët thanë se të pandehurit kishin “supozuar më të keqen” për një person me ngjyrë që po vraponte një të dielë pasdite. s. Ai u ndoq nga të pandehurit për rreth pesë minuta nëpër rrugë.

Nëna e Arbery-t, Wanda Cooper-Jones, dukej se po lutej në heshtje heshtje në sallën e gjyqit ndërsa gjykatësi përgatitej të lexonte vendimin. Ndërsa vendimi i parë për fajësinë lexohej me zë të lartë, ajo qau me zë të lartë.

Babai i tij brohoriti. Vrasja e Ahmad Arbery-t u bë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kombëtare kundër padrejtësive racore, pas publikimit në internet të pamjeve filmike nga vdekja e tij, dy muaj nga incidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb