Vllaznia e femrave është me fat në Kupat e Europës. Goglat kanë vendosur që vajzat shkodrane të jenë pjesë e grupit 10 që është me 3 skuadra. Shorti e ka favorizuar duke e kaluar direkt në finalen e këtij grupi.

Kësisoj kuqeblutë do të presin ekipin që do të dalë i fituar nga çifti Breznica (Mali i Zi) – Spartak Myjava (Sllovaki) për t’u ndeshur me të. Një mundësi e mirë për vajzat e skuadrës së Vllaznisë në futboll që do të tentojnë të shkojnë sërish mes më të mirave të 32 ekipeve në Champions League.

Sezonin e kaluar arritën të bënin këtë dhe u ndeshën me Juventus, një ekip që ka investuar shumë vitet e fundit në futbollin e femrave. Gjithsesi, kampionet e Shqipërisë bënë një paraqitje dinjitoze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb