ZVICER– Barcelona-Bayern Munich dhe Juventus-Real Madrid janë dy çiftet gjysmëfinaliste që rezervuan goglat gjatë shorit të hedhur në Nion të Zvicrës.

Pep Guardiola kundër të kaluarës së tij, Barcelona kundër Bayern, një sfidë e futbollit total, një futbolli shumë të ngjashëm, që ka dominuar Evropën në vitet e fundit.

Kujtimet e të kaluarës apo momentet e së tashmes e bëjnë këtë duel shumë intrigues. Barcelona-Bayern është pa diskutim kulmi që mund të ofrojë Champions League në këtë fazë të saj. Pas 12-vitesh Juventus rikthehet në këtë fazë dhe “peshkon” kampionët në fuqi, Real Madrid. Për tifozët bardhezi Real ishte kundërshtari që të gjithë dëshiron në një kohë kur statistikat flasin në favor të kampionëve italianë.

Tashmë që ndodhen në këtë pikë, të gjithë në kampin Juventin besojnë dhe shpresojnë të jenë pjesë e finales së Berlinit. Takimet e para të Champions League do të zhvillohen më datë 5-6 majë ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 12-13 majë. Ndërkohë më herët u hodh edhe shorti për gjysmëfinalet e Europa League. Sevillia-Fiorentina dhe Napoli-Dnipro janë dy çiftet gjysmëfinaliste.

Ndeshjet e para do të luhen me 5-6 maj, dhe ato të kthimit më 12-13 maj, ndërsa ndeshja finale do të luhet në Berlin.

Goglat e shortit kanë përcaktuar ndeshje interesante edhe për Europa League. Napoli do të ndeshet me ukrainasit në Dnipro, ndërsa kampionët në fuqi të Sevilla-s do të kenë përballë Fiorentinën.

Në data 7 maj do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale, ndërsa ato të kthimit do të luhen një javë më pas. Sipas shortet, fituesi i Napoli-Dnipro do të jetë ekipi pritës në finalen e madhe e cila do të luhet më datë 27 maj në Varshavë.

Fituesi i Europa League shkon direkt në Champions League sezonin e ardhshëm.


(e.shkomi/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: