Është hedhur sot shorti i vendeve pjesëmarrëse në netët gjysmëfinale të “Eurovision”-it, i cili këtë vit do të organizohet në Suedi.

Në një ceremoni në “City Hall” Stokholmi do të jetë mikpritësi i konkurrentëve të Festivalit Evropian 2016.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Eneda Tarifa, do të prezantohet natën e dytë të festivalit, më konkretisht në datën 12 maj, me këngën e saj “Përrallë”.

Këngëtarja fituese e Festivalit të RTSH-së, Eneda Tarifa, ka ndryshuar së fundmi look-un e saj dhe ka realizuar disa foto artistike me fotografin Avni Selmani.

https://www.youtube.com/watch?v=X73o6aGdU6Y

.(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: