TIRANË

Fjona Papajorgji, Vitore Tusha, Arta Marku, Ardian Dvorani janë disa nga anëtarët e rinj të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, i cili u hodh sot ne Presidence.

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishi informoi fillimisht për emrat që hiqen nga lista e kandidatëve për shkak se nuk kanë kaluar vettingun ose janë nën hetim. Ndërkohë mes tyre është edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Arjan Balliu, Arben Vrioni (të shkarkuar), Aleks Nikolli dhe Skënder Damini (nën hetim) janë katër gjyqtarët e tjerë që mbeten jashtë shortit.

Referuar informacionit, Presidenti ka axhornuar listën. Ndërkohë që KLP ka rikonfirmuar listën për Presidentin pasi të gjithë kandidatët plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e shortit.

Nga hedhja e goglave u zgjodhën anëtare të reja të KED nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha. Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.

Po kështu Ardian Dvorani u zgjedh automatikisht anëtar i KED si kandidati i vetëm i Gjykatës së Lartë, i mbetur në detyrë. Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga PP.

Miranda Andoni dhe Saida Dollani, u përzgjodhën nga shorti si anëtare të KED, nga gjykatat e Apelit, ku garonin, 48 gjyqtarë. Ndërkohë goglat përzgjodhën si anëtar zëvendësues gjyqtarin Nazmi Troka.

16 kandidatë nga zyrat e prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit, ishin në garë për anëtarë të KED, nga të cilët shorti i hedhur në Presidencë, përzgjodhi z. Ludovik Dodaj dhe znj. Fatonja Memçaj, si anëtar zëvendësues u përzgjodh prokurori Nezir Gjoka.

Gjykatat Administrative do të përfaqësohen në KED nga z.Arjan Qafa, ndërsa si kandidat zëvendësues u përzgjodh Marjana Velcani Idrizi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb