Dosja e anëtarit të pezulluar të KPA, Luan Daci ka rënë në dorë të gjyqtares Ilirjana Olldashit.

Në shortin e hedhur në Gjykatën e Posaçme pikërisht gjyqtarja Olldashi është caktuar për të gjykuar dosjen e Luan Dacit.

Gjyqtari akuzohet nga SPAK se ka falsifikuar dokumentat për një shkarkim në vitin 1997 kur dyshohet se për paaftësi nga puna KLD e ka nxjerrë jashtë sistemit.

Paraprakisht ai është pezulluar nga detyra nga  Kolegji i Posaçëm i Apelimit, teksa tani në Gjykatë duhet të provojë pafajësinë ose do të dënohet për shkeljen ligjore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb