TIRANË

Gjatë ditës së nesërme, do të hidhet shorti për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do të hidhet për përzgjedhjen e 8 gjyqtarëve të Kolegjit Gjyqësor.

Procesi i nesërm për hedhjen e shortit do të jetë i hapur. Shorti do hidhet nesër në orën 17:00 në ambientet e KLGJ-së.

  • foto galeri

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një letër Partisë Socialiste mbi organizimin e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Koditi Zgjedhor i ndryshuar si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës, numër 11700 datë 06.09.2020, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve” do të organizojë ditën e martë datë 8 shtator 2020, ora 17.00, pranë ambjenteve të tij, në adresën godina ‘Poli i Drejtësisë”, hedhjen e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve, të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor”, thuhet në letrën e KLGj-së drejtuar Partisë Socialiste të Shqipërisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb