horti i hedhur nga UEFA në Nyon ka përcaktuar edhe rivalët e Shqipërisë U-17 në turin kualifikues të Kampionatit Europian 2023-2024, ku marrin pjesë lojtarët e vitlindjes 2007.

Kombëtarja shqiptare është shortuar në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi me ndeshjet që do të luhen në fundin e vitit 2023.

Menjëherë pas hedhjes së shortit sipas rregullores, përfaqësuesit e federatave të çdo grupi janë ulur së bashku për të përzgjedhur vendin që do të presë ndeshjet kualifikuese dhe datat.

Në përfundim të diskutimeve u vendos që ndeshjet e Grupit 5 të kualifikueseve të Europianit U-17 të zhvillohen në Portugali në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

Në eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 2023/24 UEFA do të marrin pjesë 52 skuadra të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra secila, ndërsa ndeshjet do të luhen nga korriku e deri në nëntor të viti të ardhshëm. Qipro do të presë fazën finale të turneut, ndërsa Holanda kualifikohet direkt në fazën Elite Round si skuadra me koeficientin më të lartë.

Dy vendet e para nga secili grup kualifikohen për në fazën Elite Round së bashku me pesë vendet e treta që kanë rezultate më të mira në ndeshjet direkte me dy më të mirat e grupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: