TIRANË

Dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, i janë drejtuar me një letër zyrtare OSBE-ODIHR.

Në letrën që “BalkanWeb” sjell më poshtë, Hajdari e Gjuknuri i kërkojnë OSBE të dërgojë një ekspert, i cili do të punojë së bashku me ekspertët vendas në hartimin e drafteve përfundimtare në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Ndërkaq, Komisioni mbetet në pritje të caktimit të ekspertëve nga opozita jashtëparlamentare, që së bashku me ekspertët e Komisionit të fillojnë punën për zbatimin e marrëveshjes së arritur pak ditë më parë nga të gjitha forcat politike.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb