Policia e Fierit ka vënë në pranga një person pasi hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte.

Sipas policisë autorit është ndëshkuar me masë administrative 25,000 lekë.

Policia Rrugore Fier

Hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte, ndëshkohet me masë administrative 25.000 lekë. Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje. Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb