Gjykata sportive e ka dënuar me dy ndeshje Gonzalo Higuain, i cili mori karton të kuq për protesta në sfidën ndaj Juventusit.

Sulmuesi do të mungojë në sfidat ndaj Lacios dhe Parmës teksa do të rikthehet ndaj Torinos në datën 9 dhjetor. I zhgënjyer nga sjellja e Higuainit ka ngelur edhe Ministri i Brëndshëm italian, Mateo Salvini, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Milanit, shkruan PanoramaSport.

Ai tregon se i ka ardhur turp nga sjellja e argjentinasit dhe shpresonte që sulmuesi të dënohej më shumë.

“Futbolli është pasqyra e vendit. Të dielën isha në San Siro dhe më ka ardhur turp për sjelljen e qendërsulmuesit të Milanit. Edhe pse jam një tifoz i tyre, shpresoja ta s’kualifikonin për një kohë të gjatë”, ka thënë Salvini.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb