32- vjeçari argjentinas Higuain pritet t’i japë lamtumirën Juventusit dhe Europës për të mbyllur karrierën në SHBA.

Juventus pas dështimit në Champions League së fundmi dhe largimin e Sarrit, synon emra të mëdhenj për sulmin si Suarez teksa Ronaldo- Dybala duket se nuk do të largohen.

Por Higuain duket i tepërt teksa me të gjitha gjasat do i bashkohet Inter Miami, ekipit ku pronar është dhe David Beckham, ish- futbollisti i Anglisë, Manchester United, Real Madrid dhe Milan.

Mediat ndërkombëtare e bëjnë të sigurt transferimin e Higuain i cili ka marrë ‘ok’ nga Juventus për t’u larguar, teksa ka fjalë se që këtë mbrëmje ai do jetë në Miami ku do të karantinohet fillimisht para zyrtarizimit.

Që prej 14 vitesh Higuain luan në nivele të larta të futbollit europian duke shijuar aventurat e suksesshme me Real Madrid, Napolin dhe më pas me Juventusin por duket se rënia erdhi më pas me huazimet tek Milan dhe Chelsea.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb