Ka qenë njeriu i ndeshjes në Europa League, në ndeshjen e fituar 1-0 nga Milan kundër Dudelange. Tani, Gonzalo Higuain është kthyer të komentojë transferimin e tij te Milan.

“Të jesh te Milan është diçka që të bën të ndihesh krenar. Shpresoj t’ia shpërblej besimin që më kanë treguar të gjithë. Ndihem shumë optimist për këtë aventurë të re”, ka thënë “Pipita”.

“Më ka bindur Leonardo dhe trajneri. Kjo skuadër mund të bëjë gjëra të mëdha, ka karakteristikat e duhura për të nxjerrë edhe më të mirën nga unë, për ta kthyer Milan-in sa më lart të jetë e mundur”.

Në lidhje me Gattuso-n: “Ka folur pak me mua, por njohim historinë e tij, ka fituar një Botëror. Është një nder i madh për mua të punoj me të. Klubi ka një projekt solid: jam shumë i lumtur që jam këtu. Do ta kem shumë të vështirë të thyejë rekordin tim të golave, por jemi vetëm në fillim të sezonit”.

Higuain ka folur edhe për objektivat: “Dua t’i bëj të lumtur tifozët dhe klubin, që më ka dhënë besim dhe mundësin për të fituar diçka të rëndësishme me këtë fanellë”, ka përfunduar Higuain.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb