Covid-19 kthehet të frikësojë futbollin europian. Pasi detyroi ndërprerjen e gjatë, madje edhe pezullimin e disa kampioateve në kulmin e pandemisë, alarmi i Coronavirus shqetëson Ligat më të mëdha, që janë në prag të sezoneve të rinj. Kthimi I skuadrave italiane në grumbullime për fazat përgatitore është shoqëruar me një numër të lartë të personave që kanë dalë pozitivë me Covid-19.

2000
2000

Infeksioni ka prekur gjashtë skuadra gjatë kësaj jave. Pas tre futbollistëve të Kaljarit, pozitivë kanë rezultuar lojtarë te Roma, Napoli, Sasuolo, Torino dhe Brescia. Nuk është më e mirë situata edhe në Ligat e tjera. Ndeshja që duhet të hapte sezonin e ri të kampionatit francez Olimpik Marsejë-St.Etien u shty pas katër futbollistë të skuadrës marsejeze rezultuan pozitivë. Po ashtu, dy lojtarë të Nimes janë prekur nga Coronavirus.

5e81b83b2ff83913880a9a05
5e81b83b2ff83913880a9a05

Në Angli, mediat lokale bëjnë të ditur se në skuadrat që kanë nisur grumbullimin përpara sezonit të ri kanë dalë pozitivë 14 persona, futbollistë dhe anëtarë të stafeve teknike. Edhe në Spanjë rreziku vijon të jetë i lartë, megjithëse gjatë kësaj jave nuk ka pasur njoftime për futbollistë pozitivë në skuadrat e La Liga.
(balkanëeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb