Emri i Ralf Rangnick kthehet të rrezikojë pankinën e Stefano Pioli dhe të turbullojë sërish atmosferën te Milan. Pak javë më parë ishte “Bild”, ndërsa tani është “L’Equipe”, që afron teknikun gjerman me skuadrën kuqezi. Jo vetëm kaq, pasi prestigjozja franceze shkon më larg dhe flet për një parakontratë të firmosur mes palëve.

Original
Original

Madje, sipas saj janë parashikuar penalitete nëse marrëveshja nuk respektohet në fund të sezonit. Siç ishte mësuar që zërat e parë për këtë lëvizje të bujshme, Rangnick do të ketë një rol të dyfishtë, atë të trajnerit dhe drejtorit sportiv. Një risi për Serie A, por e kërkuar me ngulm nga Ivan Gazidis, administratori i Milan dhe i vetmi që mund të firmoste një parakontratë të tillë. Për momentin, fondi “Elliott” që ka në pronësi klubin kuqezi ka përgënjeshtruar lajmin, por nuk ka bindur mediat italiane.

Ivan Gazidis
Ivan Gazidis

Ato shohin më larg, teksa nënvizojnë faktin se një lëvizje e tillë në pankinë do të sillte në fund të sezonit një revolucion në kupolën drejtuese. Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër Rangnick. Ata kanë në mëndje një trajner që njeh mirë Serie A dhe Milan si dhe është mësuar me vendet e larta në tabelën e renditjes.

Maldini Boban
Maldini Boban

Këtij profili i përshtatet Massimiliano Allegri, I preferuar nga dyshja drejtuese e sektorit teknik në klubin kuqezi. Këto ide të kundërta kanë ftohur raportet në kupolën e Milan dhe nëse Gazidis me të vërtetë ka firmosur me Rangnick, atëherë Maldini dhe Boban do të largohen në fund të sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb