Te Barcelona për momentin asnjë nuk e do numrin 10. Kjo lidhet me Messin. Presidenti Laporta ia ofroi Frenkie De Jong, por përgjigja ishte negative.

Ka dy arsye kryesore: holandezi nuk dëshiron të ketë ndonjë presion dhe është gjithashtu i lumtur të vazhdojë të mbajë 21-shin e tij, të zgjedhur për nder të gjyshit.

Pastaj ishte radha e Philippe Coutinho. Braziliani mbajti numrin 14 sezonin e kaluar, ndërsa kjo fanellë është caktuar për shqiptarin Rey Manaj në sezonin aktual. Coutinho është pa numër momentalisht dhe i është ofruar “10”, por dhe ai ka kërkuar kohë të mendohet.

Me siguri të mbash mbi shpinë trashëgiminë e Leo Messit te Barcelona nuk është diçka e lehtë. Sidomos në kushtet kur legjenda të klubit, por edhe tifozë, kanë kërkuar nxjerrjen nga qarkullimi të kësaj fanelle, në nderim të ish-kapitenit, që dha gjithçka për skuadrën katalanase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb