Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka  thënë se për shembjen e Teatrit Kombëtar i vjen keq vetëm për Tiranën që ju hoq një vlerë në mënyrë kriminale si dhe për njerëzit e sinqertë dhe të pamanipuluar që u dhemb e kaluara arktiekturale.

Por Fuga pret që opozita të deklarojë se do e ndërtojnë Teatrin kur të vijë në qeveri aty ku është dhe po prishet, aty ku një çiban po i zë vendin.

 

STATUSI NGA ARTAN FUGA
Ja cfarë ishte mendimi im dje, para shembjes të Teatrit!

Sot, pas katastrofës, miq nuk ka cfarë them, ndaj mos më pyesni!

Teatri dukej i lëshuar qysh para disaditësh!

Mirupafshim!

Te na rrojë retorika hipokrite!

A thua se politika është tërheqje litari, kala dibrançe, a shtyrje me muskuj. Me vjen keq veç Tiranës sonë që i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, pa ligj, edhe për ata njerëz të sinqertë të pamanipuluar dhe aspak hipokritë që e kaluara jonë arkitekturale ju dhemb!

Hija e teatrit do ju ndjeki

Unë pres nga opozita të deklarojë që ;

në momentin që do të ketë fuqi, do ta ringrejë ndërtesën po aty, siç ka qenë, moderne e ultramodern nga brenda! Duke e hequr çibanin që po i ze vendin!
Që do e përballi këtë çështje juridikisht sapo Shqipëria të jetë me sistem drejtësie, jo ta braktisi sikurse bëri me reformën e pushtetit lokal, me ligjin për arsimin e lartë, jo sikurse la fushatën zgjedhore në 2017 -ën, sikur la në baltë betejën për zgjedhje të drejta në universitete!

Vija e kuqe kundër arbitraritetit nuk mund të ishte ruajtja e ndërtesës të Teatrit! Janë diskutimet që po bëhen nja një kilometër më larg ku po braktisen zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta, reale me lista të hapura!

Aty është vija e kuqe! Mos i ngatërroni vijat ! Merrni njerën për tjetrën!

Po nuk bëri këto premtime, atëhere më mirë të heshti!

Qendrojmë në fatin tonë ! Secili në punë të vet!

Fuga
Fuga

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb