Në kulmin e karrierës së tij si drejtor sportiv në Itali, një investigim i bërë nga emisoni “Report” në RAI 3 hedh hije dyshimi mbi aktivitet e drejtorit të Lazios. Investigimi është bërë pas provave që dolën nga një hetim i Prokurorisë së Barit dhe nga zbulimet e Guarda di Finanza, e cila në nëntor të 2018 arrestoi 22 persona të lidhur me klanet e fuqishme të Capriati dhe Parisi. Hetimi nxjerr në dritë një aleancë midis mafies siçiliane, klanet Ndrangheta dhe Bari për të investuar në një rrjet bastesh, në Itali dhe jashtë saj.

Igli Tare
Igli Tare

Shqipëria ishte një nga vendet, ku klanet ishin të interesuara të blinin një kompani bastesh e quajtur “Top Bast”, e cila kishte 400 salla aktive. Kompania ishte e regjistruar zyrtarisht në emër të Ermal Bajrami, por sipas Guarda di Finanza, nga investigimi i bërë, pas saj kishte persona të tjerë. Në fakt, në dokumentin e nënshkruar nga prokuroria e Barit thuhet se: “Kompania është e Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull në Turqi dhe drejtor sportiv i Lacios”. Për të shtuar më shumë dyshimet e hetuesve, ishte gjithashtu një seri kontaktesh mes Genti Tares dhe emisarëve të klanit mafioz, të cilat ndodhën nëpërmjet e-maileve, ku flitej për detajet e një marrëveshje të mundshme. Negociatat duhet të përfundonin në vitin 2015, por mafia nga Bari në fund hoqi dorë dhe për këtë arsye hetimet ndaj vëllezërve Tare u ndalën.

Tare2
Tare2

Megjithatë çështja nuk mund të përfundojë këtu, pasi një drejtor sportiv nuk i lejohet të jetë pronar në një kompani bastesh. Për këtë arsye, dokumentet e hetimit iu dërguan prokurorit federal të Federatës së Futbollit në Itali. Tare i ka konsideruar si të pavend këto akuza, pasi ka thënë se asnjëherë nuk është marrë në pyetje në lidhje me këto akuza dhe thotë se kjo po bëhet nga një palë e tretë për ta dëmtuar figurën e tij.

Tare 3
Tare 3

Hetimi nuk u ndal këtu, teksa gjithashtu flitet edhe për blerjen e Vedat Muriqit në verën e kaluar. Sulmuesi kosovar zbarkoi te Lacio me një operacion me vlerë 17.5 milionë euro, në të cilin marrin pjesë 4 ndërmjetës. Përveç agjentit dhe avokatit të lojtarit, marrin pjesë edhe agjenti Qormemeti, i cili ka në pronësinë e tij disa lojtarë, por është edhe shok i Igli Tares dhe vëllezërit Gabriele dhe Valerio Xhiufrida.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: