Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike ka shpallur kompaninë fituese që do të ndërtojë linjën Shqipëri-Maqedoni E Veriut. Investigimi i bërë nga gazeta ‘Panorama’ konstatoi se në garë kanë marrë pjesë 5 kompani që kanë paraqitur vlera nga 21.6 deri në 31.1 milionë euro. Midis firmave shumë të mëdha dhe të njohura në momentet e fundit përzgjidhet firma ofertuese me ulët e quajtur “Mythilineos group”.

Deri këtu nuk ka asgjë që nuk shkon ndryshe nga çfarë jemi mësuar rëndom në Shqipëri që tenderët t’u jepen kompanive që kërkojnë më shumë para për të ndërtuar të njëjtin projekt. Por “hileja’ qëndron gjetkë. Nga kërkimi për kompaninë greke që rrëmbeu tenderin, rezulton se kemi të bëjmë me një firmë të hetuar për korrupsion dhe pastrim parash. Është prestigjozja greke “Ekathimerini” ajo që citon se disa vite më parë shefi ekzekutiv i grupit me të njëjtin emër Evangelos Mitilineos, dyshohet se ka paguar 250 mijë euro për të fituar në garën për ndërtimin e një termocentrali në juglindje të Atikës, Greqi. Kjo praktikë pune nga ana e ‘Mitilineos group’ është bërë që në vitin 2003, por zbuluar 15 vite më vonë në 2018 kur prokurorët grekë mësuan se kompania fitoi asokohe tenderin 194 mln euro kundrejt rryshfetit.

‘Mitilineos’ bashkë me Sterxhios Nezis një ish-drejtues në korporatën publike të energjisë që është gjithashtu nën hetim hedhin poshtë akuzat me pretendimin se transaksioni kishte të bëntë me shërbime këshilluese të ofruara nga ky i fundit për firmën dhe jo për projektin. Por ky nuk është i vetmi rast korrupsioni për të cilin dyshohet ‘Mitilineos group’, kompani që i ka shtrirë rrënjët deri në Ganë. Kësaj radhe është lideri qeveritar i ganes, Nana Addo Akufo Addo, që akuzohet për marrëveshje të fryra mashtruese në favor të ‘Mitilineos group’.

Akuzat kundrejt kësaj firme që do të ndërtojë lotin dy të korridorit të energjisë Shqipëri-Maqedoni lë hije dyshimi se kjo firmë mund të ketë përdorur edhe këtu të njëjtën praktikë pune. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë për shkak se do të sigurojë ndërlidhjen e parë apo korridorin e transmetimit të energjisë elektrike lindje perëndim midis Bullgarisë-Maqedonisë së Veriut-Shqipërisë Malit të Zi dhe Italisë. Seksioni midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përfunduar. Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhura me një linjë 400 Kw ndërsa kablloja nëndetëse midis Italisë dhe Malit të Zi është vënë në përdorim tregtar tashmë prej një viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb