Mauricio Pochettino nuk është aspak i qetë në Paris, si të mos mjaftojnë dhomat e zhveshjes, mbi teknikun argjentinas qëndron si hije Zinedine Zidane. Në një intervistë për Cadena SER, Pochettino ka folur mbi këtë temë: “Nuk e di, nuk më takon mua të flas mbi këtë temë. Zidane është një trajner i madh, e ka treguar tek Real Madrid, pra mund ta bëjë kudo sërish. Këtë pyetje duhet t’ia bëni drejtorit sportiv të PSG, apo presidentit të klubit.

Kur Zidane ishte pjesë e Real Madrid kishte shumë zëra në lidhje me pasuesin e tij. Kur je trajner i Real Madrid apo i PSG je i vetëdijshëm edhe për këtë pjesë. Duhet të bëjmë më të mirë për ekipin ku punojmë. Unë jam totalisht i përqendruar tek PSG”, u shpreh Pochettino i cili më këtë deklaratë dëshironte ti kujtonte të gjithëve se kur Zidane ishte pjesë e Realit emri i tij u lakua shpesh si pasuesi i francezit në Madrid.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: